BOTA /

Netanyahu këmbëngul në pushtimin e Gazës: Është mënyra më e shpejtë për t'i dhënë fund luftës

Netanyahu ka theksuar se kjo do të ndodhë, por së pari do lejojnë popullsinë civile të largohet në mënyrë të sigurt nga zonat e luftimeve dhe të transferohet në zona të caktuara sigurie, ku do t’u ofrohet ushqim, ujë dhe kujdes mjekësor i bollshëm.

Shkruar nga Versus

Netanyahu këmbëngul në pushtimin e Gazës: Është

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një konferencë për shtyp me mediat e huaja deklaroi se plani për të pushtuar Qytetin e Gazës është mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës.

Netanyahu ka theksuar se kjo do të ndodhë, por së pari do lejojnë popullsinë civile të largohet në mënyrë të sigurt nga zonat e luftimeve dhe të transferohet në zona të caktuara sigurie, ku do t’u ofrohet ushqim, ujë dhe kujdes mjekësor i bollshëm.

“Ndryshe nga pretendimet e rreme, kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës dhe mënyra më e mirë për ta përfunduar atë shpejt. Ne do ta bëjmë këtë duke lejuar së pari popullsinë civile të largohet në mënyrë të sigurt nga zonat e luftimeve dhe të transferohet në zona të caktuara sigurie, ku do t’u ofrohet ushqim, ujë dhe kujdes mjekësor i bollshëm, siç kemi bërë në të kaluarën”, tha ai, në një kohë kur plani i tij u përball me protesta ndërkombëtare.

Duke vazhduar me krizën e ndihmës humanitare në enklavën palestineze, Netanyahu tha si vijon: “Përsëri, në kundërshtim me pretendimet e rreme, politika jonë gjatë gjithë luftës ka qenë parandalimi i një krize humanitare, ndërsa politika e Hamasit është shkaktimi i një të tille. Që nga fillimi i luftës, Izraeli ka lejuar hyrjen e pothuajse dy milionë tonëve ndihma. Nuk di asnjë ushtri tjetër që ka lejuar që ndihma e tillë t'u dorëzohet popullsisë civile në territorin armik. Nëse do të kishim një politikë urie, askush në Gaza nuk do të kishte mbijetuar pas dy vitesh lufte. Por politika jonë ishte pikërisht e kundërta.” /Versus.al

Poll