BOTA /

Ç’po ndodh? Netanyahu pretendon për takim sekret me presidentin arab, Emiratet e Bashkuara e mohojnë

Ministria e Jashtme e Emirateve hodhi poshtë pretendimet e Netanyahut duke i cilësuar ato “krejtësisht të pabaza”.

Shkruar nga Versus

Ç’po ndodh? Netanyahu pretendon për takim sekret me  
Një situatë e pazakontë është shënuar për marrëdhëniet diplomatike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se zhvilloi një vizitë “sekrete” në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë luftës me Iranin, ku u takua me presidentin e vendit, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Sipas zyrës së Netanyahut, takimi mes dy liderëve solli një “përparim historik” në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Por vetëm pak orë më vonë, Ministria e Jashtme e Emirateve hodhi poshtë pretendimet, duke i cilësuar ato “krejtësisht të pabaza”.

Në deklaratën zyrtare, Abu Dhabi theksoi se marrëdhëniet me Izraelin janë publike dhe zhvillohen në kuadër të Abraham Accords, duke mohuar ekzistencën e marrëveshjeve sekrete ose jozyrtare.

“Emiratet e Bashkuara Arabe riafirmojnë se marrëdhëniet me Izraelin bazohen në marrëveshje të njohura dhe të shpallura zyrtarisht, jo në marrëveshje jo-transparente”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ndërkohë, agjencia Reuters raportoi, duke cituar një burim, se takimi mes Netanyahut dhe presidentit emiratas ishte zhvilluar në qytetin Al-Ain, pranë kufirit me Omanin, dhe kishte zgjatur disa orë.

Pretendimet për vizitën u mbështetën edhe nga ish-shefi i kabinetit të Netanyahut, Ziv Agmon, i cili deklaroi në Facebook se kishte shoqëruar kryeministrin izraelit në “udhëtimin historik”. Versus.al

Poll