BOTA /

VIDEO/ Protestë e paparë, avokati sjell 4 gomerë në Kuvend: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Protestë e paparë, avokati sjell 4 gomerë në Kuvend:

Sot në Kosovë dështoi edhe seanca e 41-të për konstituimin e Kuvendit, duke vijuar kështu me ngërçin politik që ka kapluar vendin që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Por ajo çfarë e mori gjithë vëmendjen e sotme ishte protesta e pazakontë e avokatit Aranit Koçi jashtë dyerve të Kuvendit të Kosovës ku kishte sjellë me vete 4 gomerë. Ai tha se gomerët simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve të cilëve u kërkoi që të mos tallen me qytetarët e vendit.

“Thjesht gomari është symbol i kryeneçësisë. Dua të tregoj që deputetët janë kryeneçë në dëm të qytetarëve të Kosovës. Në të njëjtën kohë dua të them që most ë na trajtojnë si gomerë sepse ne e kuptojmë lojën e tyre. Kjo do të vazhdojë pafundësisht nëse ne nuk bëjmë presion”- deklaroi Koçi.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani po vijon me takimet me krerët e partive politike në përpjekje për të arritur një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit dhe zgjidhjen e ngërçit politik. Versus.al

 

Poll