BOTA /

Provokim për Iranin? Mesazhi 'i fshehur' i Netanyahut në videon e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Videoja është bërë në kuadër të 6 mujorit të sulmeve të avionit B2 në Iran.

Shkruar nga Versus

Provokim për Iranin? Mesazhi 'i fshehur' i Netanyahut në

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka ndarë në rrjetet sociale një video të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale të avionit bombardues “B2’ që fluturonte mbi një rrjet ndërtesash në një zonë të paidentifikuar shkretëtire.

Në videon, e cila zgjat vetëm disa sekonda, kryeministri i Izraelit dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajnë syze dielli dhe shikojnë shkurt njëri-tjetrin.

"Në xhiron tonë të fitores. #gjashtëmuaj", thuhet në përshkrim të postimit.

Izraeli ka thënë se ofensiva e tij e gjithanshme në qershor, duke synuar komandantët më të lartë ushtarakë të Iranit, shkencëtarët bërthamorë, impiantet e pasurimit të uraniumit dhe programin e raketave balistike, ishte e nevojshme për të parandaluar atë që e quan plan të Iranit për të shkatërruar shtetin hebre.

Nga ana tjetër Irani e mohon që të ketë patur në plan zhvillimin e armëve bërthamore. Në përgjigjie të sulmeve të Izraelit, Irani lëshoi 500 raketa balistike dhe rreth 1100 dronë. Versus.al

 

Poll