
Prej disa ditësh Franca dhe Spanja po përballen me zjarre masive që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me pyje. Në Francë zjarret masive kanë shkrumbuar një zonë 4 herë më të madhe se qendra e Parisit duke detyruar 250 mijë njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Presidenti francez, Emanuel Macron tha se vendi ndodhej në një emergjencë të jashtëzakonshme.
“Po përballemi me një zjarr krejtësisht të paparë”, tha Macron, duke e përshkruar situatën si krizën më të keqe të zjarreve në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ai vlerësoi ekipet e zjarrfikësve që ndaluan përparimin e zjarrit të hënën pas ditësh përhapjeje të flakëve që u drejtuan drejt qytetit të rajonit të verës, Bordeaux. Por me pyjet që ende digjen, ai dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë paralajmëruan se beteja nuk është fituar ende, me pyjet e thara nga valët e njëpasnjëshme të nxehtësisë këtë vit dhe një parashikim tjetër për këtë javë.
“Javët e ardhshme do të jenë të vështira. Duhet të qëndrojmë të vendosur”, tha Macron.
Me mijëra zjarrfikës në terren dhe me avionë që hedhin ujë dhe retardantë, të hënën u bë një garë me kohën për të kontrolluar flakët përpara se temperaturat të rriteshin ndjeshëm, mbi 35 gradë celcius duke vazhduar nga e marta. Versus.al

