BOTA /

VIDEO/ Sulmi me thikë në Paris, flet autori pas arrestimit: Allahu më urdhëroi ta bëj!

Policia arrestoi një 31-vjeçar si autor të dyshuar të sulmit, i cili sipas raportimeve paraprake, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Sulmi me thikë në Paris, flet autori pas arrestimit: Allahu

Tre gra, njëra prej tyre shtatzënë, kanë mbetur të plagosura pas një sulmi me thikë në zonën "Porte de Clichy", në veri të Parisit.

Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, pranë lokalit "Les Deux Coupoles" dhe stacionit të tramvajit. Sipas autoriteteve franceze, dy prej viktimave u dërguan në spital në gjendje kritike, ndërsa gruaja e tretë pësoi dëmtime më të lehta.

Policia arrestoi një 31-vjeçar si autor të dyshuar të sulmit. Sipas raportimeve paraprake, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Një efektiv policie që ndodhej pranë vendit të ngjarjes ka ndërhyrë pasi ka parë të dyshuarin duke sulmuar kalimtarët me dy thika. Efektivi kërkoi përforcime dhe pas ndjekjes, autori u neutralizua dhe u arrestua me ndih

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, i dyshuari dëgjohet duke deklaruar: “Allahu më urdhëroi ta bëj këtë”, ndërsa mbahet i ndaluar. Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar motivin e sulmit dhe po hetojnë të gjitha pistat.

Zyra e Prokurorit Kombëtar Antiterrorizëm ka bërë të ditur se po ndjek zhvillimet e çështjes, ndërsa procedurat hetimore po kryhen nga Prokuroria e Parisit./Versus.al

 

 

Poll