BOTA /

VIDEO/ “Ndizet” Kanadaja, qielli bëhet portokalli. Pamje dramatike nga zjarret

Autoritetet paralajmërojnë se kushtet e thata, temperaturat e larta dhe erërat e forta po favorizojnë përhapjen e zjarreve

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Ndizet” Kanadaja, qielli bëhet portokalli. Pamje

Mbi 120 vatra zjarri kanë shpërthyer në të gjithë provincën që prej mëngjesit të së shtunës, duke vënë në alarm autoritetet dhe duke detyruar shërbimet e emergjencës të mobilizojnë të gjitha kapacitetet në dispozicion.

Shërbimi i Zjarrit ka bërë me dije se ekipet janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës, ndërsa për të përballuar numrin e lartë të vatrave aktive janë angazhuar edhe burime shtesë nga departamentet lokale të zjarrfikësve, kontraktorë dhe rezerva federale.

Sipas zyrtarëve, aktualisht zjarret që kërkojnë ndërhyrje kanë marrë mbështetjen e nevojshme.

Situata ka detyruar autoritetet të nxjerrin urdhra evakuimi për rreth 1,300 prona, ndërsa 6,650 prona të tjera janë vendosur nën alarm evakuimi për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve.

Një nga zonat më të prekura është Distrikti Rajonal Thompson-Nicola, ku autoritetet urdhëruan evakuimin e rreth 61 pronave për shkak të zjarrit në Ainslie Creek, i cili po përhapet në Kanionin Fraser si pjesë e kompleksit të zjarreve Brunswick Creek.

Ndërkohë, 647 prona të tjera në këtë zonë janë nën alarm evakuimi, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Autoritetet paralajmërojnë se kushtet e thata, temperaturat e larta dhe erërat e forta po favorizojnë përhapjen e zjarreve, ndërsa operacionet për shuarjen e tyre vijojnë në disa zona të provincës./Versus.al

 

Poll