Francë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris ku një burrë sulmoi me thikë tre gra pranë Porte de Clichy.
Sulmuesi sulmoi gratë, të moshës 19, 24 dhe 36 vjeç, me dy thika kuzhine. Dy prej grave të plagosura janë në gjendje të rëndë.
U desh ndërhyrja e një polici jashtë shërbimit për të neutralizuar agresorin.
Motivi i sulmit nuk dihet ende. Policia ende nuk e ka konfirmuar identitetin e sulmuesit sepse deklaratat e tij gjatë arrestimit ishin "të paqarta". Versus.al

