Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi bazën ushtarake Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të stacionuar ushtarë francezë, siç ka bërë çdo vit që nga viti 2017, ndërsa afrohet sezoni i festave të Krishtlindjeve.
Përveçse vizitoi ushtarët Macron edhe u stërvit dhe vrapoi me ta përpara se të gjithë së bashku të konsumonin një vakt të gatuar nga shefi i kuzhinës së Elizesë. Gjithashtu Macron njoftoi se Franca do të blejë një aeroplanmbajtëse të gjeneratës së re.
Macron made a surprise Christmas visit to French troops at Al Dhafra Air Base in the UAE, joining workouts and a holiday meal. pic.twitter.com/9bVaUyBgD6
— Clash Report (@clashreport) December 22, 2025
Forcat franceze në Emiratet e Bashkuara Arabe kontribuojnë në mbikëqyrjen e zonave strategjike, mbështetjen e operacioneve kundër terrorizmit dhe stabilizimin rajonal. Ato demonstrojnë dëshirën e Francës për të ruajtur kapacitetin autonom për të vlerësuar dhe vepruar në një mjedis ndërkombëtar të paqëndrueshëm. Versus.al

