
Ditën e sotme po zhvillohen homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta dje në mënyrë të papritur.
Në ambientet e Teatrit “Art Turbina” u mblodhën personalitetet të shumta të artit, politikës, të afërm dhe miq të aktorit të ndier.
I pranishëm në homazhe është dhe djali i aktorit, këngëtari i njohur, Redon Makashi, i cili mes lotësh mbajti dhe një fjalim emocionues.
Redonit tha se ndarja nga jeta e babait, i duket e pabesueshme, pasi është shprehur se e gjitha kjo që ndodhi i duket si ëndërr.
Redoni kujtoi momentin kur babai u detyrua për t'u shkëputur nga ëndrra e tij, teatri, sepse ishte i detyruar për të emigruar drejt Amerikës.
“U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazirat dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite” u shpreh mes lotësh Redoni.
Fjalimi i Redonit:
“Na ra kështu, si një.... Dhe në kohën që po flasim bashkë më duket si një ëndërr. Miqtë e kanë respektuar shumë babain dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Këta kanë qenë një brez që nuk kthehen më.
Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre... Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij.
Sado është një dhimbje që vetëm brenda e ndiejmë. U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazirat dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite.
Dhe sa herë i shihja që ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmonë e më të plakur. Edhe i thoja që të rrinin në Shqipëri, sepse këtu i kishin shokët e miqtë. Nuk ishte e lehtë jeta jashtë.
Gjithsesi sot kur shoh shokët e tij, ma lehtëson pak dhimbjen. Por është dhimbje e pashërueshme.”/Versus.al

