Një ditë pasi u dorëhoq nga posti i kreut të Doganave, Gent Gazheli ka marrë një detyrë të re, këtë herë në qeveri.
Me vendimin e marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Gazheli është emëruar zëvendës ministër i Mjedisit.
Gazheli e mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të Doganave që prej datës 1 tetor të vitit 2020, ndërsa më herët ka qenë ambasador i Shqipërisë në Turqi përgjatë periudhës 2016-2019. Versus.al


