POLITIKË /

Eksportet, Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

Rama nënvizoi rëndësinë e përpunimit të lëndës së parë brenda vendit për të mbajtur vlerë të shtuar, veçanërisht në bujqësi ku agro-përpunimi dhe rrjetet e grumbullimit me standarde të larta janë hapi tjetër kyç.

Shkruar nga Versus

Eksportet, Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve,

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje eksportuesve shqiptarë të mos humbasin kohë me burokraci doganore, duke theksuar digjitalizimin si shpëtim për shpejtësi dhe ulje kostosh në transport. Ai evidentoi se pavarësisht instrumentave financiarë të rinj që ulin rrezikun përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve mbetet e ulët, sidomos linja e kredisë së Bankës së Shqipërisë që është pa limit.

I pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku po prezantohet platforma e re ExportOn, Rama nënvizoi rëndësinë e përpunimit të lëndës së parë brenda vendit për të mbajtur vlerë të shtuar, veçanërisht në bujqësi ku agro-përpunimi dhe rrjetet e grumbullimit me standarde të larta janë hapi tjetër kyç. “Sa më shumë të fusim lëndë të parë të përpunuar në vend, aq më shumë do mbajmë vlerë të shtuar në kufijtë tanë”, deklaroi ai, duke u ndalur te barrierat logistike dhe procedurat eksportuese që tani adresohen për të minimizuar kohën dhe kostot.

“Duhet të kuptojmë ku është pika e dobët dhe si ta adresojmë. Linja e kreditimit të BSH-së është pa limit, po të kemi parasysh sa larg jemi nga thithja e pjesës së parë që është në dispozicion”, shtoi Rama, duke u bërë thirrje sektorit privat të shfrytëzojë këto mundësi për të rritur eksportet dhe konkurrueshmërinë.

Edi Rama: Sa më shumë të fusim lëndë të parë të përpunuar në vend, aq më shumë do mbajmë vlerë të shtuar në kufijtë tanë. Sidomos kur vjen puna te bujqësia, hapi tjetër është agro përpunimi. Shqipëria të ketë rrjet të konsoliduar dhe të fuqishëm të grumbullimit të standardeve të larta. Një nga çështjet që janë adresuar, është çështja e barrierave dhe logjistikës, e procedurave eksportuesve, për të ulur kohën dhe kostot e transportit. Të shkojmë pa humbur shumë kohë, me zero burokracinë e doganave, duke u mbështetur te digjitalizimi. Kemi vendosur instumenta të rinj financiarë, posaçërisht për ndërmarrjet eksportuese, duke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët. Qoftë për linjën e kredimit të BSH, duhet të kuptojmë ku është pika e dobët dhe si ta adresojmë. Linja e kreditimit të BSH është pa limit, po të kemi parasysh sa larg jemi ne, nga thithja e pjesës së parë që është në dispozicion.

Tags:

edi rama

Poll