MAGAZINË /

“Katundar pa pretendime dhe i padukshëm”, ku e sheh veten kryeministri Rama pas 20 vitesh

Kryeministri Edi Rama gjatë podcastit ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar se ku e sheh veten pas 20 vitesh.

Shkruar nga Versus
“Katundar pa pretendime dhe i padukshëm”, ku e sheh veten
Kryeministri Edi Rama

Tiranë- Gjatë podcastit ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për jetën e tij dhe planet pas politikës.

Duke treguar sesa i pëlqen jeta në fshat, kryeministri tha se do të dëshironte që në 20 vitet e ardhshme të jetë thuajse “i padukshëm” në jetën publike dhe se do të donte të përqendrohej tek njerëzit që duan ta takojnë.

“E shoh veten duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe nuk kam mundur të mësoj si për shembull të qep dhe duke ndarë eksperiencën e shijen me njerëzit që nuk më zgjedhin por i zgjedh.

E shoh veten në katund duke u marrë me shijen e të parit e të dëgjuarit e të folurit. Dua të jem një katundar papretendime i pabezdisshëm dhe i padukshëm por thjesht i gatshëm për ata që kam dëshirë të takoj dhe kanë dëshirë të më takojnë. Është një lloj përgatitjeje për tu ndarë me këtë jetë. Edhe varrezat i kam afër”- tha kryeministri me batutë.

 

 

Tags:

edi rama

Poll