Live Updates /

GJKKO rrëzon kërkesen e Metës për transmetim direkt të seancës! Kryemadhi: Mungojnë përgjimet në materialet e SPAK

Gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes dhe të Monika Kryemadhit për transmetimin live të procesit, ndërsa sot pritet vendimi për gjykimin e shkurtuar të disa prej të pandehurve. * Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku janë të pandehurit që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ndërsa Meta dhe Kryemadhi kanë kërkuar gjykim me procedurë të zakonshme. * Momente komunikimi dhe batuta në sallën e gjyqit gjatë ndërprerjes së seancës ndaj ish-presidentit Ilir Meta * Ish-deputetja mbështeti kërkesën e mbrojtjes për heqjen e kafazit të qelqtë ndaj Ilir Metës dhe kërkoi t’i vihen në dispozicion të gjitha provat hetimore

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes dhe të Monika Kryemadhit për transmetimin live të procesit, ndërsa sot pritet vendimi për gjykimin e shkurtuar të disa prej të pandehurve. * Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku janë të pandehurit që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ndërsa Meta dhe Kryemadhi kanë kërkuar gjykim me procedurë të zakonshme. * Momente komunikimi dhe batuta në sallën e gjyqit gjatë ndërprerjes së seancës ndaj ish-presidentit Ilir Meta * Ish-deputetja mbështeti kërkesën e mbrojtjes për heqjen e kafazit të qelqtë ndaj Ilir Metës dhe kërkoi t’i vihen në dispozicion të gjitha provat hetimore

5 Postime
48 MINUTA ME PARE

Kryemadhi në GJKKO: Mungojnë përgjimet në materialet e SPAK, USB-ja nuk hapet

GJKKO rrëzon kërkesen e Metës për transmetim direkt të

Monika Kryemadhi ka folur në seancën gjyqësore ndaj Ilir Meta në GJKKO, ku ngriti shqetësime lidhur me provat dhe materialet hetimore të dorëzuara nga SPAK.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi deklaroi se mbështet kërkesat e avokatit mbrojtës Kujtim Çakrani për mënyrën se si po mbahet Ilir Meta në sallën e gjyqit, brenda kafazit të qelqtë.

“Jam dakord me kërkesat e avokatit Çakrani. Sallat janë tipike amerikane, por ka një ndryshim, edhe vrasësit serialë atje ulen me avokatin përkrah”, u shpreh ajo.

Ish-deputetja tha gjithashtu se ka marrë një USB me prova nga akuza, por sipas saj materiali nuk hapet, duke kërkuar që t’i vihen në dispozicion të gjitha aktet dhe përgjimet e administruara në hetim.

“Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim familjarëve”, deklaroi Kryemadhi.

GJKKO rrëzon kërkesen e Metës për transmetim direkt të

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e SPAK pranuan problemin teknik me USB-në, duke deklaruar se çështja do të zgjidhet.

“Do ta zgjidhim, do ta japim”, u shpreh prokuroria në sallë.

Debati vijoi edhe për përgjimet ambientale, ku Kryemadhi insistoi se në listën e provave përmenden mbi 20 përgjime, të cilat sipas saj mungojnë në materialet e dorëzuara mbrojtjes.

“Dua edhe përgjimet. Në listën e provave thuhet që ekzistojnë mbi 20 përgjime ambientale, kështu që duam t’i marrim. Në ato materiale nuk ekzistojnë”, tha ajo.

Nga ana e saj, gjykata sqaroi se nuk mund të vërë në dispozicion materiale që nuk i disponon, ndërsa theksoi se është detyrim i organit procedues që t’ua dorëzojë palëve të gjitha aktet hetimore.

 

 

55 MINUTA ME PARE

“President, si je?”/ Meta përgjigjet nga kafazi i qelqtë: Akustika… xhami

GJKKO rrëzon kërkesen e Metës për transmetim direkt të
Seanca gjyqësore ndaj Ilir Meta është shoqëruar edhe me momente komunikimi direkt nga salla e gjyqit, teksa trupa gjykuese ishte tërhequr për të shqyrtuar kërkesat e paraqitura nga palët.

Gjatë ndërprerjes së seancës, deputeti i Partia Demokratike, Bujar Leskaj, iu drejtua Metës nga salla me pyetjen:

“President, si je? Je i fortë?”

Nga kafazi i qelqtë i sigurisë, Ilir Meta u përgjigj:

“Jam mirë, jam i fortë.”

Më pas, ish-presidenti tentoi të përshëndeste edhe deputetin Flamur Noka dhe mbështetës të tjerë të pranishëm në sallë, por zëri i tij nuk u dëgjua qartë për shkak të izolimit akustik të kafazit.

Duke iu afruar xhamit, Meta tha me ironi:

“Akustika, akustika… xhami.”

1 ORE ME PARE

Përplasje në gjyqin ndaj Ilir Metës, rrëzohet kërkesa për transmetim live të seancës

GJKKO rrëzon kërkesen e Metës për transmetim direkt të

Seanca e dytë në themel ndaj Ilir Meta është shoqëruar me debate në sallën e gjyqit, pasi mbrojtja kërkoi që procesi të transmetohej live për mediat dhe publikun. Kërkesa, e mbështetur edhe nga Monika Kryemadhi, u rrëzua nga gjykata me argumentin se transmetimi i drejtpërdrejtë do të krijonte presion publik dhe mediatik mbi procesin.

“Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish-burrit tim duhet të jetë i hapur, që shqiptarët të shohin provat”, është shprehur Kryemadhi gjatë seancës.

Edhe avokati i Metës, Kujtim Çakrani, kundërshtoi vendimin e gjykatës, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për ndalimin e transmetimit live të mediave.

“Ky është procesi i vitit. Mediat duhet ta transmetojnë live. Nuk keni asnjë bazë ligjore të ndërprisni transmetimin live”, u shpreh ai.

Gjatë seancës, Monika Kryemadhi kërkoi gjithashtu që t’i vihen në dispozicion të gjitha përgjimet ambientale dhe telefonike të kryera nga prokuroria. Ndërkohë, mbrojtja e Fatime Kryemadhit i kërkoi gjykatës të shprehet lidhur me kërkesën për përfitimin e gjykimit të shkurtuar.

Përveç Fatime Kryemadhit, kërkesë për gjykim të shkurtuar kanë paraqitur edhe Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm edhe Ilir Meta, i cili qëndroi brenda kafazit të qelqtë të sigurisë. Në seancë morën pjesë gjithashtu Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku, ndërsa Pirro Xhixho dhe Fatime Kryemadhi u përfaqësuan nga avokatët e tyre mbrojtës.

Ish-presidenti është fotografuar duke komunikuar me shenja me mediat, për shkak të vështirësisë së komunikimit nga kafazi i sigurisë. Në mbështetje të tij, në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe eksponentë të Partia Demokratike.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, në lidhje me çështjen CEZ-DIA dhe lobimin e ish-LSI-së në SHBA.

Sot pritet që gjykata të vendosë nëse do të pranojë kërkesat për gjykim të shkurtuar të tre të pandehurve të tjerë në dosje.

2 ORE ME PARE

Seanca për Metën, ish-presidenti bën shqiponjën me duar! Fatime Kryemadhi dhe 2 të tjerë duan gjykim të shkurtuar

GJKKO rrëzon kërkesen e Metës për transmetim direkt të
Ilir Meta

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca e dytë në themel për ish-presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurit e tjerë për dosjen e aferës CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA për ish-LSI.

Pavarësisht mungesës së Fatime Kryemadhit dhe Pirro Xhixhos, seanca vijoi me praninë e avokatëve të tyre.

Mediat nuk u lejuan të qëndronin përgjatë seancës, por vetëm në momentet e para. Kreu i PL, Ilir Meta u shfaq brenda kafazit prej xhami nga ku përshëndeti mediat duke bërë shqiponjën me duar.

Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku janë të pandehurit që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ndërsa Meta dhe Kryemadhi kanë kërkuar gjykim me procedurë të zakonshme. 

Të dy akuzohen për të njëjtat vepra penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ish-çifti ka mohuar akuzat lidhur me dosjen në ngarkim të tyre duke e konsideruar procesin gjyqësor si tejet politik të drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Në seancën e kaluar ku u shfaq për herë të parë Ilir Meta pas mbi 1 viti e gjysmë paraburgim, pati shqetësime lidhur me shëndetin e tij për shkak të ndryshimit drastik në pamje. Versus.al

3 ORE ME PARE

Sot seanca e dytë në themel për Metën, 3 deputetë të opozitës të pranishëm në GJKKO

GJKKO rrëzon kërkesen e Metës për transmetim direkt të

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ish-presidenti ka dorëzuar një deklarate ku thotë se nuk do të marrë pjesë se seancën ku do të diskutohet masa e sigurisë, por do të jetë i pranishëm në seancën ku do të zhvillohet gjyqi në themel.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi dhe deputeti Klevis Balliu të cilët shprehën shqetësim për gjendjen e kreut të PL gjatë seancës së parë të gjyqit në themel ku kamerat u lejuan vetëm për pak minuta dhe filmuan ndryshimin drastik në pamjen e Metës.

Seancën e kaluar, kreu i PL nuk kurseu akuzat ndaj organeve të drejtësisë duke e konsideruar procesin ndaj tij si totalisht të rremë.

“Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, me kallëzues të rremë, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës. Ju ftoj nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni live të gjithë procesin. Ju garantoj se mbaj përgjegjësi për çdo veprim, akt dhe sjellje timen”- u shpreh Meta. Versus.al

Poll