Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama zhvillojë sot një takim me banorët e njësisë nr.5 në kryeqytet. *Rama hodhi poshtë aludimet dhe deklaroi se pensionistët do ta marrin bonusin e fundvitit para festave të dhjetorit. *Në fjalën e tij, kryeministri u ndal edhe tek vendimi I Gjykatës Kushtetuese për të lënë Erion Veliajn në detyrë si kryebashkiakë i Tiranës *Ai tha se Erion Veliaj u tërhoq zvarrë nga zyra për tu futur në burg sikur të ishte njeri i rrezikshëm
Rama: Erion Veliaj u tërhoq zvarrë nga zyra për t'u futur në burg sikur të ishte njeri i rrezikshëm

Gjatë takimit me banorët e njësisë Nr. 5 në Tiranë kryeministri Edi Rama deklaroi se Erion Veliaj u fut në burg pa gjyq, u tërhoq zvarrë nga zyra e bashkisë Tiranë sikur të ishte njeri i rrezikshëm.
“Kryetari i Bashkisë është në burg pa gjyq, kur ai u morë dhe u tërhoq nga zyra për t’u futur në qeli që ndodh për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo është dispropocionale, çdo njeri nëse duhet hetuar duhet hetuar, por çdo njeri deri kur gjykata e nxjerr fajtor është e pafajshëm, por nëse njeriun e merr dhe e fut brenda dhe pastaj lëshohen hiena dhe kllounët e cirkut politikë dhe mediatik për t’i bërë gjyqin ndodh që vjen dënimi publik dhe pastaj pjesa tjetër. Më pas duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit se nxorën që të vijoi detyrën dhe të bëjë procesin ne menduam se Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit”, tha Rama.
Ndër të tjera Rama kërkoi që Gjykata Kushtetuese ti qëndrojë besnike vendimit që Erion Veliaj të vazhdojë detyrën sepse Tirana ka nevojë për drejtim.
“Ata që janë po bëjnë maksimumin dhe ne menduam në respekt të plotë të ligjit, sepse ligi thotë tjetër për deputetin dhe tjetër për të zgjedhurin lokal, për deputetin thotë kur mungon pa arsye kurse për të zgjedhurin se thotë fare. Gjykata Kushtetuese doli me vendim ndryshe nga i yni. E kanë parë nga një këndvështrim i kundërt me ne, por tani duhet që të zgjedhin, sepse kryetari është në pamundësi për të bërë detyrën dhe s’mund të bëhen zgjedhje.
Gjykata Kushtetuese t’i qëndrojë besnike vendimit, i jepni mundësi që të vijoi detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu. Duhet që të pastrohet të funksionojë normalisht buxheti të vendoset në dispozicion dhe për këtë ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin. Nënkryetarët dhe kryetarja e deleguar po punojnë për Tiranën, por nuk është e njëjta gjë’. Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit,” u shpreh Rama.
Rama shtoi se qytetarët e Tiranës nuk kanë arsye të qëndrojnë pa kryebashkiak pasi ka shumë punë për tu bërë ndaj komunitetit.
Rama hedh poshtë aludimet: Pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit para dhjetorit

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar dëgjesë publike me banorët e njësisë Nr. 5 në Tiranë në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026. Rama deklaroi se pensionistët do ta marrin bonusin e fundvitit para festave të dhjetorit
“E kanë dëgjuar për një kohë jo të shkurtër nga unë, sesa e vështirë është për t’u rritur pensionet. Sepse duhet të ndryshojmë kushtet. Që të ndryshojmë kushtet duhet të rrisim ekonominë, të ndërmarrim reforma. Kjo në fund të ditës është një çështje mundësie, jo dëshire.
Mirëpo është edhe kërkesa që ka peshën me të madhe në buxhet. Se disa i bien shkurt dhe thonë ‘ju rrisni pagat tuaja’, mirëpo sikur t’i marrësh të gjitha pagat e deputetëve dhe t’i çosh deputetët në shtëpi, prapë shumë e mbledhur është një pikë në oqean sa për të rritur pensionet për mbi 700 mijë pensionistë. Se kam dëgjuar edhe një muhabet tjetër, për bonusin e pensionistëve që nuk do të jepet këtë vit” deklaroi Rama.
Rama hodhi poshtë aludimet se pensionistët nuk do të merrnin këtë fundvit bonusin.
“Në radhë të parë, të gjithë pensionistët do të marrin ekzaktësisht bonusin që kanë marrë dhe që u është premtuar. Vjet e kanë marrë, iu është premtuar edhe këtë vit dhe do ta marrin para vitit të ri, sipas atyre dy fashave që i kemi sqaruar dhe që ju i dini më mirë se jeni me atë shkollën e aritmetikës dhe jo me Chat GTP”, u shpreh Rama.
