MAGAZINË /

Luftar Paja feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush Artisti i Popullit

Shkruar nga Versus

Luftar Paja feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush Artisti i Popullit

Luftar Paja është një ndër aktorët më të dashur të humorit në Shqipëri, ka lënë gjurmë në artin shqiptar. Ditën e sotme ai feston 84-vjetorin e lindjes.

Për vite me rradhë Luftar Paja i ka dhuruar qeshje pafund publikut shqiptar.

Me humorin e tij, me interpretimet plot jetë dhe rolet që kanë lënë gjurmë në teatër, kinema e estradë, ai ka ditur të prekë zemrën e publikut dhe të kthehet në një ikonë të kulturës sonë.

Luftar Paja feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush Artisti i Popullit

Hapat e tij  të parë i ka hedhur në pallatin e Kulturës “Mustafa Matohiti” në Patos, gjatë viteve 1960–1968. Më pas, nga viti 1968 deri në 1990, u bë një nga shtyllat e Estradës Fier dhe teatrit “Bylis”, përpara se të zhvendosej në Tiranë, ku vijoi rrugëtimin e tij artistik. Në skenat shqiptare ka luajtur krah emrave më të mëdhenj: Rolan Trebicka, Sandër Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Kadri Roshi e shumë të tjerë, duke krijuar role që edhe sot mbeten të paharrueshme për publikun fierak dhe mbarë vendin.

Kontributi i tij i jashtëzakonshëm është vlerësuar me tituj të lartë shtetërorë:

– Artist i Popullit (1990)

– Qytetar Nderi i Fierit (2001)

– Nder i Qarkut Fier (2005)

Luftar Paja, i lindur më 1 dhjetor 1941 në Gorishovë të Mallakastrës, numëron tashmë 84 vite jetë dhe shumë të tjera në skenën shqiptare.

Poll