MAGAZINË /

2 milionë njerëz të pranishëm, vendoset bombë në koncertin e Lady Gagës: komuniteti LGBTQ+ ‘në objektiv’

Grupi i të dyshuarve, sipas policisë, kishte përhapur urrejtje në internet, duke pasur si objektiv kryesor fëmijët, adoleshentët dhe personat e komunitetit LGBTQ+.

Shkruar nga Versus

2 milionë njerëz të pranishëm, vendoset bombë në

Policia braziliane njoftoi se ka parandaluar një sulm me bombë që ishte planifikuar të ndodhte gjatë koncertit të madh dhe falas të Lady Gaga-s në plazhin e Copacabanës, në Rio de Janeiro, të shtunën.

Sipas autoriteteve të Rios, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, të dyshuarit kishin rekrutuar persona për të kryer sulme me mjete shpërthyese artizanale, sipas raportimit të BBC. Policia arrestoi të dyshuarin kryesor si organizator i planit, si dhe një adoleshent që ishte bashkëpunëtor i tij.

Grupi i të dyshuarve, sipas policisë, kishte përhapur urrejtje në internet, duke pasur si objektiv kryesor fëmijët, adoleshentët dhe personat e komunitetit LGBTQ+. I dyshuari kryesor u arrestua në shtetin Rio Grande do Sul për posedim të paligjshëm armësh, ndërsa i mituri u arrestua në Rio për posedim të pornografisë me të mitur.

Përveç synimit për të shkaktuar dhunë, autoritetet thonë se të dyshuarit inkurajonin edhe radikalizimin e të rinjve përmes internetit, duke shpërndarë përmbajtje që nxisnin vetëdëmtimin dhe sjellje të dhunshme, të cilat paraqiteshin si “prova” për t’u bashkuar me një “grup”.

“Operacioni Përbindëshi i Rremë”

Të dyshuarit vetëquheshin “Little Monsters”, pra fansa të Lady Gaga-s, fakt që i alarmoi edhe më shumë autoritetet. “Operacioni Përbindëshi i Rremë” u nis pas informacioneve të shërbimeve të inteligjencës së policisë në Rio, të cilat zbuluan grupe online që promovonin dhunë ekstremiste me gjuhë dhe simbole të koduara.

U kryen kontrolle në katër shtete (Rio de Janeiro, Mato Grosso, Rio Grande do Sul dhe São Paulo), ku u sekuestruan pajisje elektronike dhe materiale të tjera.

Koncerti i Lady Gaga me më shumë se 2 milionë njerëz

Koncerti ishte pjesë e turneut promovues të albumit të saj të tetë me titull Mayhem. Autoritetet lokale vlerësojnë se ngjarja do të sjellë të ardhura mbi 100 milionë dollarë.

Më shumë se dy milionë njerëz mbushën plazhin e Copacabanës nën masa të rrepta sigurie. Mbi 5.000 policë u mobilizuan, ndërkohë që në kontrolle u përfshinë detektorë metali, dronë dhe kamera me njohje të fytyrës.

Lady Gaga, e cila nuk ishte paraqitur në Brazil që nga viti 2012, u shfaq me kostume të frymëzuara nga kombëtarja e futbollit braziliane dhe emocionoi publikun duke thënë: “Keni pritur më shumë se dhjetë vjet për të më parë,” ndërsa mbante flamurin brazilian në dorë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: