MAGAZINË /

“Artistët rrinë në qiell bashkë”, Rezart Veleshnja humb të jatin: Prehu i qetë!

Pas publikimit të lajmit, Rezart Veleshnja ka marrë një numër të madh mesazhesh ngushëllimi nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët i kanë shprehur mbështetjen në këtë moment të vështirë.

Shkruar nga Versus

“Artistët rrinë në qiell bashkë”, Rezart

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka humbur babain. Lajmin e ka bërë publik vetë aktori ku ka ndarë dhimbjen përmes disa mesazheve prekëse në rrjetet sociale.

Pas publikimit të lajmit, Rezart Veleshnja ka marrë një numër të madh mesazhesh ngushëllimi nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët i kanë shprehur mbështetjen në këtë moment të vështirë.

“Artist në profesion në shpirt dhe shoqëri! Kaq shumë mesazhe më kanë ardhur sa unë dhe 30 vjet të jem në ekran s’i kam e sdo i marr kurrë!  Atje të pret miku jot më i mirë Rexhep Çeliku dhe Shpat Kasapi! Artistët dhe në qiell rrinë bashkë!, shkruan Rezart Veleshnja.

Poll