E përditshmja Reuters në një artikull të saj ka analizuar paraqitjen e kombëtares shqiptare në Euro2024.
Reuters shkruan se askush nuk i kishte dhënë shpresa por kombëtarja shqiptare ishte supriza e EURO2024.
Artikulli i Reuters:
Shqipëria po kthehet në shtëpi i renditur në fund të grupit të tyre në Euro 2024 me vetëm një pikë, por këto fakte nuk tregojnë asgjë për kontributin e tyre të shkëlqyeshëm në turne në betejat pasionante David-dhe-Goliath kundër tre prej ekipeve më të mirë të turneut.
Përballë kampionëve në fuqi, Italisë në ndeshjen e tyre hapëse, trajneri brazilian Sylvinho nuk mund ta imagjinonte kurrë në ëndrrat e tij më të çmendura se sa mirë do të fillonte turneu i dytë i madh i Shqipërisë.
Nga nisja e ndeshjes, Shqipëria bëri tre pasime, Italia gaboi nga rivënia dhe Nedim Bajrami përfitoi duke goditur topin, i cili përfundoi në rrjetë pas vetëm 23 sekondave lojë. Shqipëria vendosi rekord të ri sa i përket golit më të hershëm në fazën finale të kompeticionit.
Një deliri në mesin e dhjetëra mijëra tifozëve të veshur me të kuq në Dortmund, kaos në lokalet dhe shtëpitë e kryeqytetit shqiptar, Tiranë dhe një moment i pavdekshëm për kombin krenar ballkanik.
Italia më pas shënoi dy gola, por Shqipëria për pak sa nuk barazoi duke ngritur vetullat në mbarë botën për një ekip që askush nuk i kishte dhënë shpresë.
Kundër Kroacisë në ndeshjen e radhës të Grupit B, Shqipëria i emocionoi sërish tifozët e saj pasi sfidoi shanset barazoi 2-2 me një gol në sekondat e fundit në një nga ndeshjet më pulsuese të turneut deri më tani.
Ata ishin më të përmbajtur në ndeshjen e tyre të tretë, një humbje e ngushtë 1-0 nga Spanja, por gjithsesi i dhanë kundërshtarëve të tyre shumë momente të pakëndshme përmes Jasir Asani dhe Kristjan Asllani.
“Në përgjithësi do ta konsideroja një paraqitje pozitive në këtë turne”, tha kapiteni i Shqipërisë, Berat Djimsiti. Gjithçka është e mundur në futboll dhe, me pak fat, ne mund të kishim bërë më shumë”.
Sylvinho, i cili solli kolegun brazilian Doriva dhe argjentinasin Pablo Zabaleta për të punuar përkrah tij në Tiranë, nuk ishte penduar.
Ai foli i emocionuar se si ekipi i tij i ri dhe i papërvojë ishte përmirësuar gjatë një viti e gjysmë në krye dhe u bë krenar në një grup të frikshëm që i kishte dhënë netë pa gjumë paraprakisht.








