Barcelona ka siguruar titullin e kampionit të La Ligës për sezonin 2024/25, pas një fitoreje 2-0 në derbin katalanas kundër Espanyolit, në kuadër të javës së 36-të të kampionatit spanjoll.
Heroi i mbrëmjes ishte adoleshenti Lamine Yamal, i cili në minutat e para të pjesës së dytë lëshoi një goditje spektakolare nga distanca, duke dërguar topin në cepin e portës dhe duke vulosur fatin e ndeshjes.
???????????? GOAL | Espanyol 0-1 Barcelona | Lamine Yamal
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 15, 2025
WHAT A FANTASTIC GOAL FROM LAMINE YAMAL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/D9Zxdz4dFb
Ky ishte një tjetër moment magjik nga talenti 17-vjeçar, i cili po dëshmon se është e ardhmja e klubit katalanas.
Pavarësisht presionit në pjesën e parë nga Espanyol, që kërcënuan përmes Urko Gonzales dhe Javi Puado, ata nuk arritën të shënonin. Barcelona, ndonëse jo dominuese, tregoi qetësi dhe efikasitet kur iu dha rasti.
Espanyoli mbeti me 10 lojtarë në minutën e 80-të, pasi mbrojtësi Leandro Cabrera u ndëshkua me karton të kuq, duke e bërë edhe më të lehtë menaxhimin e rezultatit për mysafirët.
Fermin Lopez shënoi në kohën shtesë për ta kompletuar fitoren prej 2-0 ndaj rivalit lokal dhe pas përfundimit të ndeshjes pati festime. Versus.al







