MAGAZINË /

Bileta nga 99 euro për koncertin e Kanye West, stadium i përkohshëm me 60 mijë vende në aksin Tiranë-Durrës

Koncerti i madh do të mbahet më 11 korrik të këtij viti.

Shkruar nga Versus

Bileta nga 99 euro për koncertin e Kanye West, stadium i

Artisti me famë ndërkombëtare, Kanye West do të performojë në Tiranë më 11 korrik 2026 ku do të mbajë një koncert madhështor. Sipas informacioneve të bëra me dije, koncerti do të mbahet në një stadium të përkohshëm që do të ndërtohet posaçërisht për këtë event, ‘’Eagle Stadium’’.

Struktura e përkohshme do të ngrihet përgjatë aksit Tiranë-Durrës me një kapacitet prej 60 mijë spektatorësh dhe që do të organizohet nga një produksion i standarteve ndërkombëtare, jo i zakonshëm.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe video 3D sesi pritet të duket stadiumi i përkohshëm që do të ndërtohet enkas për këtë event me përmasa ndërkombëtare. Në qendër të stadiumit do të ketë një glob gjigant që lidhet me simbolikën që përdor këngëtari ‘’Ye’’ në çdo tur që bën në botë. Biletat për koncertin mund të gjenden ekskluzivisht në faqen ëëë.yealbania.com dhe fillojnë nga 99 euro apo 9500 lekë.

Lajmin për performancën e tij e shpërndau vetë kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social. Ndërsa më herët koncerte të ngjashme të këngëtarit amerikan në Europë, janë anuluar për shkak të kritikave të shumta ndaj tij. Versus.al

Tags:

kanye west

Poll