
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat, të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 34 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 1-2 ballë. Versus.al

