Për ditën e dielë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 27-28 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 1-2 ballë. Versus.al

