MAGAZINË /

Dj Geek prezanton të dashurën e re natën e dasmës së Dafinës?

Në një postim në Instagram Story, Geek ndau një foto ku shfaqet me një vajzë misterioze, duke ngritur spekulime se mund të bëhet fjalë për partneren e tij të re.

Shkruar nga Versus
Dj Geek prezanton të dashurën e re natën e dasmës së
Dafian Zeqiri dhe Dj Geek

Mbrëmjen e kaluar nw showbizzin shqiptar nuk flitej për asgjë tjetër pasi në qendër të vëmëndjes ishte ngjarja e bujshme, dasma e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri.

Me një ceremoni që tërhoqi vëmëndjen e të gjithëve Dafina dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji festuan meq miqve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve.

Por teksa fotot dhe videot e këngëtares qarkullonin në rrjete sociale, një tjetër surprizë vinte nga ish-i i saj i famshëm, Dj Geek.

Në një postim në Instagram Story, Geek ndau një foto ku shfaqet me një vajzë misterioze, duke ngritur spekulime se mund të bëhet fjalë për partneren e tij të re.

Fotografia ka ngjallur kureshtje të madhe dhe ka ndezur spekulime në rrjetet sociale, pasi të gjithë pyesin nëse kjo është një formë e “hakmarrjes” së tij në ditën e dasmës së ish-të dashurës.

Kujtojmë Dj Geek dhe Dafina kanë pasur një marrëdhënie të gjatë dhe publike në të shkuarën, ndaj ky postim është interpretuar si një deklaratë nga ana e tij.

A është vajza në foto partnerja e re e Dj Geek, apo thjesht një shoqe?/Versus.al

Dj Geek prezanton të dashurën e re natën e dasmës së

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: