
Portieri i Bosnjë Hercegovinës, Nikola Vasilj foli sërish për finalen e fituar përballë Italisë në Play Off duke e dërguar kështu vendin në Kupën e Botës.
Ai u ndal edhe te përplasjet me portierin e axurrëve, Donarumën për të cilin tha se kishte treguar një sjellje totalisht antisportive.
“Donnarumma u përpoq të më griste letrën, ku kisha shënimet për ata që do të gjuanin penalltitë tek Italia. Fatmirësisht, stafi teknik kishte një kopie, ishim përgatitur për çdo gjë. Nuk e dija që në stol kishim një kopie, por është e qartë se nuk i kishikm lënë asgjë rastësisë”, – ka shpjeguar Vasilj.
Më tej, për portierin e Italisë ai shtoi: “Sinqerisht, nuk po e besoja atë që po më ndodhte. Ishte hera e parë që më ndodhte diçka e kësaj natyre. Me Donnarumma-n po diskutonim, pastaj shkova tek arbitri për ta bindur se kundërshtari im meritonte të ndëshkohej. Sjellja e tij ishte vërtet antisportive. Nuk dua të them më shumë, ne fituam dhe dikush thotë se është karma. Po, në gjithë këtë histori ka diçka të ngjashme”. Versus.al

