MAGAZINË /

E dini që minjtë kanë patur rol në historinë e shampanjës...?

Muzeu i çuditshëm që rrëfen historinë e shisheve të shampanjës në zemër të Francës. Në një fshat të vogël francez, një prodhues pasionant i shampanjës ka krijuar një muze unik që do t’ju bëjë të shihni ndryshe çdo gotë me flluska. Nga shishet gallo-romake, te shpërthimet e “verës së djallit” dhe po, edhe roli i minjve... Historia e shampanjës është më magjepsëse se një film!

Shkruar nga Versus

E dini që minjtë kanë patur rol në historinë e

Në rajonin piktoresk të Côte des Bar, në Francë, ndodhet një vend që çdo adhurues i shampanjës  dhe i historive të çuditshme  duhet ta vizitojë: muzeu i shisheve të shampanjës i krijuar nga Benoît Tassin, një prodhues pasionant që jetën ia ka kushtuar flluskave të arta.

Por ky nuk është një muze dosido, është një udhëtim nëpër shekuj, një ekspozitë ku qelqi bëhet dëshmitar i evolucionit të një prej pijeve më të famshme në botë. Dhe në këtë histori, edhe minjtë kanë një rol për të luajtur!

E dini që minjtë kanë patur rol në historinë e

SI NISI

E gjitha nisi me një ide të vogël në një festë vere... Ishte viti 1995 dhe Celles-sur-Ource po përgatitej për edicionin e parë të “Rrugës së Shampanjës në Festë”. Benoît, atëherë një prodhues i ri plot entuziazëm, vendosi të mblidhte disa shishe të vjetra, disa të trashëguara nga familja, disa të gjetura në bodrumet e zonës dhe t’i ekspozonte si një atraksion kulturor. Por loja u kthye në pasion, dhe pasioni... në një muze të tërë!

E dini që minjtë kanë patur rol në historinë e

Shishja e parë? Një flakon gallo-romak! Përpara se të ekzistonte shampanja, ekzistonte vera. Dhe përpara se të kishim shishe moderne, kishim flakone të thjeshta qelqi që përdoren vetëm për transport. “Qelqi është material neutral”, thotë Benoît. Në fjalë të tjera: nuk i ndryshon shijen verës, ndryshe nga druri i fuçive që dikur ishte e vetmja mënyrë ruajtjeje. Por gjithçka ndryshon kur vera fillon të ruhet në shishe dhe... ndodh magjia (ose katastrofa!).

E dini që minjtë kanë patur rol në historinë e

"Vera e djallit" që shpërthente vetë!

Në shekullin XV, shishja bëhet më shumë se një mjet transporti: bëhet mënyrë për të ruajtur verën me më shumë siguri. Në atë kohë, vera nuk ishte luks, ishte më e sigurt se uji dhe përdorej edhe për mjekësi.

Por kur vera fermenton në shishe, diçka ndodh: shishet shpërthejnë vetë! Flluskat që formohen brenda krijojnë presion të madh, dhe papritur “boom”! Kjo ishte “Vera e Djallit”, një verë që mund të të linte pa bodrum… ose pa gisht.

Shampanja shpëtoi shishet… dhe dizajnin e tyre!

Në shekullin XVII, shampanja fillon të kontrollojë flluskat e saj. Por dizajni i shishes moderne është ende larg. Fillimisht, shishet kishin fund të rrafshët, që e bënte të vështirë eliminimin e mbetjeve nga fundi i fermentimit.

Dhe pastaj ndodhi zbulimi: fundi i rrumbullakët (cul-de-bouteille) dhe forma “me supe” që ne e njohim sot. “Është falë shampanjës që shishet kanë evoluar kaq shumë”, thotë Benoît me sytë që i ndriçojnë para vitrinave të muzeut të tij, ku shihen shishe nga çdo epokë, si kapsula kohore me flluska.

E dini që minjtë kanë patur rol në historinë e

Ka edhe një histori me… minj! 
Në një prej episodeve më të pazakonta të historisë së shampanjës, shfaqen minjtë, jo si armik, por si aleatë të paqëllimshëm. Në epoka më të vjetra, minjtë që hynin në bodrume shpesh i hanin tapët e shisheve, duke shkaktuar që vera të derdhej.

Kjo katastrofë e vogël shtyu prodhuesit të gjenin zgjidhje më të sigurta për mbylljen e shisheve – dhe ja ku jemi sot, me tapën e famshme të shampanjës, telin mbrojtës dhe “pop!” magjik që e bën çdo festë të veçantë.

Një muze i vogël, një pasion i madh

Muzeu i shisheve të Benoît Tassin nuk është thjesht një ndalesë turistike, është një udhëtim i gjallë në kohë, ku çdo shishe ka historinë e saj, dhe çdo vizitë përfundon me një gotë që shijon më mirë sepse… tani di historinë! Mbi 1,000 vizitorë në vit zbulojnë këtë perlë të fshehur të Francës rurale, një destinacion që duhet të jetë në “bucket list” të çdo të apasionuari pas historisë, verës dhe pse jo kurioziteteve që të lënë pa fjalë.

Poll