Një nga rrëfimet më prekëse që ka ndarë ndonjëherë publikisht mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili është historia e dhimbshme e humbjes së vajzës së tij, Mirelës, një tragjedi që shënoi përgjithmonë jetën e familjes së tij.
Ngjarja ndodhi në vitin 1997, kur Mirela ishte vetëm 23 vjeç dhe studionte në Universiteti i Firences në Itali. Jeta e saj u ndërpre papritur pas një aksidenti të rëndë automobilistik.
Sipas rrëfimit të Balilit, vajza e tij luftoi për jetën për 19 ditë me radhë në spital, por plagët e rënda të marra në aksident rezultuan fatale.
“Mirela ka qenë goca ime, unë Mirelën e kisha oksigjen”, është shprehur ai, duke përshkruar lidhjen e fortë që kishte me vajzën.
Vieë this post on Instagram
Beteja e dëshpëruar për ta shpëtuar
Dhimbja e mjekut u rëndua edhe më shumë nga vështirësitë për të udhëtuar drejt Italisë në ato vite të vështira për shqiptarët. Ai nuk mundi të merrte menjëherë vizë për të shkuar pranë vajzës së tij në spital.
Vetëm falë ndihmës së një mikeje arriti të udhëtonte drejt Italisë, ku mjekët italianë i lejuan të hynte në sallë dhe të shihte nga afër gjendjen e së bijës.
Gjatë trajtimit, Mirela u transportua nga një spital në tjetrin për shkak të plagëve të shumta dhe frakturave të rënda në trup. Kjo lëvizje, sipas mjekëve, shkaktoi dëmtime në enët e gjakut dhe komplikime të rënda në koagulimin e gjakut, pavarësisht transfuzioneve të shumta që iu bënë për ta mbajtur në jetë.
Pas 19 ditësh përpjekje, vajza e re nuk mundi të mbijetonte.
Një dhimbje që goditi gjithë familjen
Humbja e Mirelës ishte një goditje e rëndë për të gjithë familjen. 40 ditë pas humbjes së saj, ndërroi jetë dhe gjyshja e përveluar nga hidhërimi e dhimbja.
Vëllai i saj, Ervini, ishte vetëm 20 vjeç në atë kohë dhe ishte ndër të parët që u trondit nga tragjedia.
Balili kujton se momentet pas vdekjes së vajzës janë të paqarta për të.
“Pas gjithë atyre peripecive nuk mbaj mend si kam ardhur nga Italia në Shqipëri”, ka rrëfyer ai.
Në kthim, ambulancat e maternitetit e pritën dhe e transportuan drejt shtëpisë. Në një gjendje të rëndë emocionale, ai u përpoq të qëndronte i fortë për familjen, veçanërisht për bashkëshorten, e cila u godit rëndë psikologjikisht nga humbja e vajzës.
Një nga momentet që i ka mbetur më thellë në kujtesë ishte kur një ditë, pasi u kthye nga puna, e gjeti bashkëshorten të shtrirë në divan, të zbehtë dhe të rrënuar nga dhimbja.

