MAGAZINË /

Egnatia shkruan historinë! Rrogozhinasit shpallen kampionë të Shqipërisë për të tretin vit radhazi

Fitorja 2-0 ndaj Elbasanit vulos triumfin në “Final Four”, ndërsa skuadra e Nevil Dedes konfirmon dominimin në futbollin shqiptar.

Shkruar nga Versus

Egnatia shkruan historinë! Rrogozhinasit shpallen kampionë të

Egnatia ka konfirmuar statusin e saj si forca dominuese e futbollit shqiptar, duke u shpallur kampione e Abissnet Superiore për sezonin 2025-2026. Rrogozhinasit sigurojnë kështu titullin e tretë radhazi, duke vendosur emrin e tyre mes skuadrave më të suksesshme të viteve të fundit.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede mbylli me sukses aventurën në fazën “Final Four”, duke triumfuar 2-0 ndaj Elbasanit në sfidën vendimtare të luajtur në “Elbasan Arena”. Ky rezultat i dha Egnatias kreun e renditjes finale, falë avantazhit në përballjet direkte ndaj rivalëve, pasi të dy ekipet e mbyllën mini-turneun me të njëjtën kuotë pikësh.

Heroi i ndeshjes ishte Albano Aleksi (ose Albaneze sipas raportimit), i cili realizoi dy herë në pjesën e parë, duke i dhënë qetësi skuadrës dhe duke vulosur një tjetër sukses historik për klubin nga Rrogozhina.

Egnatia zhvilloi një “Final Four” pothuajse perfekt, duke treguar stabilitet, organizim dhe mentalitet fitues në momentet më të rëndësishme të sezonit. Skuadra arriti të rrëmbejë vendin e parë në javët finale dhe nuk e lëshoi më, duke kurorëzuar me trofe një sezon të gjatë dhe të suksesshëm.

Me këtë triumf, Egnatia jo vetëm që mbron kurorën e kampiones, por konfirmon edhe projektin sportiv që e ka shndërruar klubin në një nga emrat më të fortë të futbollit shqiptar. Festimet kanë shpërthyer në Rrogozhinë, ku tifozët kremtojnë një tjetër kapitull të artë në historinë e skuadrës së tyre.

EGNATIA-DINAMO 2-0
29′, 39′ Albaneze

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Egnatias.

90’+1’ Bakajoko i lë vendin në fushë Buriç në radhët e Egnatias.

81’ Xheferson merr vendin e Haime në radhët e Egnatias.

80’ Mustafa gjuan nga jashtë zonës, sfera ndalet nga Tandilashvili. (VIDEO)

76’ Edhe Poçi ndëshkohet me karton të verdhë.

72’ Kryeziu dhe më pas Haime ndëshkohen me të verdhë brenda pak sekondash për ndërhyrje të parregullta.

70’ Vila dhe Malomo i lënë vendin Metës dhe Metajt në radhët e Dinamos. Ndërkohë, janë Adjesa dhe Ruçi ata të cilët hyjnë në fushë në vend të Albaneze dhe Grudës në radhët e Egnatias.

67’ Xhejms merr vendin e Nani në radhët e Dinamos.

63’ Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Koma.

62’ Gruda ka mundësinë të gjuajë në portë, por Manjani e ndal në mënyrë perfekte.

60’ Berisha dhe Guindo lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Farrukut dhe Koma në radhët e Dinamos.

59’ Albaneze gjuan me të majtën nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e Teqjes.

58’ Momente të rrezikshme para portës së Dinamos në zhvillimin e një goditje nga këndi, gjuajtja e Fangajt shkon jashtë. (VIDEO)

54’ Gruda shpërthen në të majtën, pasimi i tij në qendër nuk arrihet nga Bakajoko. (VIDEO)

51’ Bakajoko ndëshkohet me të verdhë.

46’ Pjesa e dytë nis me Fangajn në vend të Alijev në radhët e Egnatias.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Egnatias.

44’ Pas një goditje këndi, Mustafa gjuan me kokë, por nuk ka forcën për të shqetësuar Tandilashvilin. (VIDEO)

39’ GOOOL EGNATIA! Gafë e pabesueshme e Malomos i cili jep asist të pastër për Albanezen, i cili nuk gabon dhe dyfishon shifrat. (VIDEO)

36’ Pretendime për penallti të bluve, pas një kontakti mes Sotës dhe Berishës në zonë. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

33’ Bakajoko kontrollon mirë topin dhe nxjerr të lirë Haime në të djathtën. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Teqja e më pas Ismaili çon sferën në këndore. (VIDEO)

31’ Alijev ndëshkohet me karton të verdhë.

29’ GOOOL EGNATIA! Shënon Albaneze me penallti. (VIDEO)

28’ Penallti për Egnatian! Ismaili godet Bakajoko në zonë duke i humbur ekuilibrin dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime. (VIDEO)

24’ Bakajoko hyn në zonë, gjuan dhe mposht Teqjen por Ismaili në vijën fatale largon sferën. (VIDEO)

22’ Nani ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Xhemajlit.

21’ Albaneze shfaqet para Teqjes por gjuajtja e tij devijohet nga portieri. Vijërojtësi sinjalizon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

19’ Manjani fiton një duel me Bakajoko dhe ia del të largojë topin në këndore para se sulmuesi të shfaqej para portës.

18’ Fernando harkon një goditje dënimi në zonë, mbrojtja e Dinamos largon sferën.

12’ Berisha përsëri nga e majta shmang Sotën e pason për Guindo i cili nuk ia del të gjuajë në portë.

6’ Në goditjen nga këndi, Bakajoko shkakton faull në sulm për ndërhyrje të gabuar ndaj Guindo. (VIDEO)

5’ Një top i gjatë për Bakajoko nuk kontrollohet nga sulmuesi me sferën që shkon në fundore, por gjyqtari akordon këndore.  (VIDEO)

2’ B. Berisha del në të majtën në sulm, pason për Guindo i cili nuk kontrollon si duhet dhe del jashtë me topin.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

EGNATIA: Tandilashvili, Alijev, Xhemajli, Poçi, Haime, Sota, Kryeziu, Albaneze, Fernando, Gruda, Bakajoko.
Trajner: Nevil Dede

DINAMO: Teqja, Ismaili, Aliji, Manjani, Nani, Qefalija, Vila, B. Berisha, Malomo, Mustafa, Guindo.
Trajner: Ilir Daja

Poll