MAGAZINË /

Fatma zbulon sekretin e madh që mbante. Reagimi i djalit të saj të mbush sytë me lot

Një video e postuar në rrjetet sociale ka prekur jo vetëm zemrat e protagonistëve të saj kryesorë, por të mijëra ndjekësve të Fatmës që kanë vërshuar në urime për shtatzaninë e dytë të gazetares.

Shkruar nga Versus

Fatma zbulon sekretin e madh që mbante. Reagimi i djalit të saj

Ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale gazetarja Fatma Haxhialiu për të njoftuar pritjen e ëmbël të një fëmije të dytë. Nënë e Kian, një djalosh i ëmbël e shumë simpatik, Fatma ka zgjedhur që po aq ëmbël e surprizuese të jetë për të birin dhe në dhënien e lajmit të bukur se “zyrtarisht ai do të jetë vëlla i madh”. Kian zbulon se shumë shpejt nuk do të jetë më fëmijë i vetëm, duke lexuar një mesazh të fshehur në tortë. Reagimi i vogëlushit është aq i mrekullueshëm e siç duket ky moment i shumëpritur prej tij.   


Një video e postuar në rrjetet sociale ka prekur jo vetëm zemrat e protagonistëve të saj kryesorë, por të mijëra ndjekësve të Fatmës që kanë vërshuar në urime për shtatzaninë e dytë të gazetares.

Mes shumë e shumë urimeve spikat dhe ai i mikeshës së saj të ngushtë Aulona Mustës, e cila i shkruan se “Më në fuuuund ta marri veshë gjithë bota pse jemi zënë ne të dyjaaaa…që ti guxove të mbetesh shtatzënë pa muaaaa… Të duaaaaaa dhe tani mund të bëj batuta lirisht se na ënjte me këtë sekret” – i shkruan Aulona.

Fatma zbulon sekretin e madh që mbante. Reagimi i djalit të saj

Fatma Haxhialiu, është e njohur si gazetare dhe aktiviste për të drejtat e liritë e vajzave dhe grave, ajo mbetet një zë ndikues në shoqërinë tonë, duke vënë gishtin herë pas here në plagë e fenomene të mprehta sociale në vend.      

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: