Organi më i lartë vendimtar i futbollit botëror, FIFA ka vendosur të bllokojë me tre periudha merkaton e transferimeve në hyrje për Vallazninë dhe për klube të tjera shqiptare si Erzeni, Burreli dhe Shkupi.
Këto skuadra futbolli nuk do të kenë mundësi të regjistrojnë asnjë emër të ri futbollisti në merkaton e janarit, nëse nuk shlyejnë detyrimet për palët që janë ankuar ndaj tyre.
Për asnjë nga skuadrat nuk bëhet me dije se cilët lojtarë apo ish-drejtues mund të kenë fituar gjyqet për pagat e padhëna, ndërsa FIFA u ka njohur të drejtën ankuesve dhe ka bllokuar merkaton e klubeve.
Vllaznia në merkato ka gjetur akordin me Serjan Repajn dhe Alfred Mensah. Por duket se tashmë të dyja këto transferime janë bllokuar. Aktualisht ekipi mban vendin e tretë në Superligë.
Burri, supriza e Kategorisë së Parë ndodhet në vendin e katërt me Ditmar Bicajn në stol i cili ka bërë një sezon të mirë përtej pritshmërive.
Nga ana tjetër, Erzeni është në një krizë të thellë që prej rrëzimit nga Superliga dhe rënia në Kategorinë e Parë. Prej asaj kohe nuk kanë bërë më investime.
Zgjidhja në këtë rast është shlyerja e detyrimeve që secili klub ka ndaj ankuesve që kanë dorëzuar padi ndaj tyre. Versus.al








