
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë dhe lajmin e ka ndarë me ndjekësit në një mënyrë shumë të ndjerë.
Përmes një postimi në Instagram, Dafina ka publikuar një foto bardh e zi që tregon këmbët e vogla të foshnjës, duke shoqëruar imazhin me një përshkrim emocionues.
Detaji që mori menjëherë vëmendje ishte emri i djalit, të cilin ajo e zbuloi për herë të parë në këtë postim: Daskan Gjergji.
Megjithëse këngëtarja nuk ka zbuluar ende detaje të tjera për lindjen, fotografia e publikuar përcjell mjaftueshëm dashuri dhe emocion sa fjalët bëhen të tepërta.








