MAGAZINË /

FOTO/ Skena të rënda, një kokë derri në fushë, ndërpritet derbi i famshëm i futbollit

Incidenti ndodhi kur Palmeiras përgatitej për të ekzekutuar një goditje nga këndi në pjesën e parë dhe sulmuesi i Corinthians, Yuri Alberto vrapoi nga zona e penalltisë për të larguar atë që dukej si një maskë apo jastëk ngjyrë rozë në fushë.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Skena të rënda, një kokë derri në fushë,

Një kokë derri u hodh në fushë gjatë derbit të Sao Paulos në kampionatin brazilian të futbollit mes Corinthians dhe Palmeiras.

Incidenti ndodhi kur Palmeiras përgatitej për të ekzekutuar një goditje nga këndi në pjesën e parë dhe sulmuesi i Corinthians, Yuri Alberto vrapoi nga zona e penalltisë për të larguar atë që dukej si një maskë apo jastëk ngjyrë rozë në fushë.

“Për pak sa nuk theva këmbën, mendova se ishte jastëk, shkova ta largoj me këmbë dhe e shkelmova. Ishte kokë derri, gati sa nuk lëndova këmbën”, tha Alberto për SporTV të O Globo.

FOTO/ Skena të rënda, një kokë derri në fushë,

Koka e dërrit ishte e vërtetë dhe me përmasa të konsiderueshme. E prerë dhe e sjellë në stadium nga ndonjë përkrahës i “Timao” për ta përdorur si mjet për tallje në ndeshjen kundër Palmeiras (simboli i Palmeiras është një derr).

Ndërkohë, korrespondenti i futbollit të Amerikës së Jugut Tim Vickery shkroi në platformën ‘X’: "Një eksperiencë e re për mua - derbi i madh tradicional i Sao Paulos, Corinthians kundër Palmeiras dhe dikush ka hedhur kokën e një derri në fushë".

Situata të kujtonte atë kur tifozët e Barcelonës hodhën kokën e një derri në fushë kur ish-mesfushori i tyre Luis Figo u kthye në Camp Nou duke luajtur për rivalët kryesorë Real Madrid në 2002.

FOTO/ Skena të rënda, një kokë derri në fushë,

Globo dhe ESPN Brazil raporton se policia po heton dhe dy tifozë janë arrestuar pas ngjarjes.

Në videon e atyre çasteve, ku arbitri ndërpreu shkurtimisht lojën, vërehet tronditja dhe neveria e lojtarit. Me majën e këmbës e largon atë objekt të çuditshëm dhe, duke e parë të rrokulliset mbi bar, e kupton për çfarë bëhej fjalë dhe mbetet i shastisur. Pak më pas, një nga mbledhësit e topave merr kokën e derrit dhe e vendos pas një prej tabelave reklamuese.

Hedhja e kokës së derrit u kujton tifozëve të Corinthians një epsiod që ndodhi shumë vite më parë, e që ashpërsoi konkurrencën me Palmeiras. Në vitin 1969 dy futbollistë të “Timao” vdiqën në një aksident rrugor, klubi kërkoi të kishte mundësinë t’i zëvendësonte, por klubi tjetër i São Paulos e kundërshtoi.

FOTO/ Skena të rënda, një kokë derri në fushë,

Wadih Helu, në atë kohë president i Corinthians, shpërtheu përballë asaj mungese ndjeshmërie, si njerëzore ashtu edhe sportive. “Të gjithë e dinë që te Palmeiras kanë shpirt derri”, deklaroi ai.

Kjo është arsyeja pse që nga ajo kohë tifozët kuq e zi kanë adoptuar këtë formë të veçantë proteste dhe hakmarrje kundër kundërshtarëve të tyre.

Poll