MAGAZINË /

Influencerja paralajmëron futbollistat: Mos më dërgoni mesazhe private nëse jeni të martuar, do i them grave tuaja!

Influencerja dhe sipërmarrësja e njohur YesJulz shkaktoi bujë në botën e NFL menjëherë pas fitores së Seattle Seahawks në Super Bowl LX. Në një postim në X, ajo paralajmëroi lojtarët se do t’u dërgonte mesazhet e tyre grave nëse zbulohej se ishin të martuar.

Shkruar nga Versus
Influencerja paralajmëron futbollistat: Mos më dërgoni mesazhe
YesJulz

Influencerja dhe sipërmarrësja e njohur YesJulz ka shkaktuar jehonë në botën e NFL menjëherë pas fitores së Seattle Seahawks në Super Bowl LX.

Në një postim në X, ajo iu drejtua lojtarëve të NFL me një paralajmërim të ashpër: “Nëse më dërgoni mesazh privat dhe shoh foto tuajat që tregojnë se jeni të martuar, do t’ia dërgoj mesazhet grave tuaja.”

Paralajmërimi i YesJulz shkaktoi reagime të menjëhershme dhe një dozë paniku mes lojtarëve, të cilët duket se e morën seriozisht mesazhin e saj.

Megjithatë, influencuesja nuk ndali me humorin e saj: disa orë më vonë ajo postoi një tjetër shaka, duke thënë se të gjitha mesazhet e saj direkte tani do të fillojnë me specifikimin: “Nuk jam e martuar dhe nuk kam të dashur.”/Versus.al

 

Tags:

yesjulz

Poll