
Gjatë një performance të këngëtarit të muzikës popullore, Ylli Baka në Greqi u shënua një incident i papritur ku ai u ‘godit’ me pjata lulesh nga disa persona që po e dëgjonin.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, artisti ishte në mes të performancës kur individë nga publiku i janë afruar dhe kanë hedhur drejt tij kuti dhe trëndafila.
Por ndryshe nga sa mund të mendohet, kjo nuk është konsideruar si incident, por si një traditë në tavernat greke ku kutitë me trëndafila hidhen në shenjë argëtimi. Pavarësisht situatës së sikletshme dhe irrituese, këngëtari ruajti qeësinë dhe vazhdoi performancën. Versus.al

