MAGAZINË /

''Jam tradhtuar'', Anxhela Peristeri rrëfen pengun e saj: Akoma s'kam veshur fustan të bardhë

Peristeri tha se përveç tradhëtisë nga partneri ka patur edhe tradhëti nga shoqëria.

Shkruar nga Versus

''Jam tradhtuar'', Anxhela Peristeri rrëfen pengun e

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri mbrëmjen e sotme foli në emisionin "Goca dhe gra" për jetën e saj personale. Duke treguar 'pengun' se nuk veshi fustanin e bardhë të nusërisë, Peristeri rrëfeu se është tradhtuar, jo vetëm nga raporti në çift por dhe nga shoqëria.

“Dikur i përjetoja disi keq kur më pyesin për martesën, por tani nuk i përjetoj fare. Shumë shqiptarë e bëjnë këtë pyetje edhe nga dashuria, jo nga dashakeqësia. Ashtu si të bëjnë përshtypje gjërat kur je 20 apo 25 vjeçe nuk të bëjnë kur je 40.

Më kanë tradhtuar. Mendoj që tradhtia vjen kur nuk je e lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe. Me të gjithë artistët flas. Nuk i kam prishur ndonjëherë marrëdhëniet. Edhe kur e kuptoi “pucin” që po më bëhet nuk i jap shumë rëndësi”, u shpreh ajo.

Ndërsa theksoi se ende nuk e kishte gjetur dashurinë e vërtetë.

“Akoma nuk e kam veshur fustanin e bardhë.”-tha këngëtarja. Versus.al

Poll