MAGAZINË /

Java nis sërish me mot të paqëndrueshëm, gjatë mesditës priten reshje shiu

Parashikimi i motit, 18 maj.

Shkruar nga Versus

 

Java nis sërish me mot të paqëndrueshëm, gjatë
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në male në veri e lindje të territorit, nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta e të izoluara shiu, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Versus.al

Poll