
Këngëtari me famë botërore, Kanye West i njohur edhe si ‘’Ye’’ do të mbajë një koncert në Tiranë më 11 korrik të këtij viti.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama me anë të një fotoje të këngëtarit në rrjetet sociale ku zbulon edhe datën e eventit.
Koncerti pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, duke sjellë në skenë një nga emrat më të njohur të industrisë globale të muzikës.
Ndërkohë që ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi vendin ku do të mbahet koncerti apo orari dhe biletat. Versus.al

