MAGAZINË /

Kanye West “pushton” Tiranën: Mbi 10 mijë bileta shiten në vetëm dy orë

Shkruar nga Versus
Kanye West “pushton” Tiranën: Mbi 10 mijë bileta shiten
Kanye West

Interesi për koncertin e Kanye West në Tiranë ka qenë i jashtëzakonshëm që në momentet e para të hapjes së shitjes së biletave. Brenda vetëm dy orësh, më shumë se 10 mijë bileta janë blerë nga fansat, duke treguar pritshmëritë e larta për këtë event.

Shitja online u shoqërua me një fluks të madh kërkesash, ku mijëra persona siguruan vendin e tyre pothuajse menjëherë. Organizatorët bëjnë me dije se interesi ka tejkaluar çdo parashikim, duke e renditur këtë koncert ndër eventet më të mëdha muzikore të mbajtura ndonjëherë në vend.

Ndërkohë, shitja e përgjithshme për publikun pritet të hapet zyrtarisht të mërkurën në orën 12:00, dhe kërkesa parashikohet të rritet edhe më tej. Për këtë arsye, organizatorët u sugjerojnë fansave të jenë të gatshëm, pasi biletat mund të shiten shumë shpejt.

Koncerti i Kanye West pritet të tërheqë jo vetëm publik nga Shqipëria, por edhe nga rajoni, duke e kthyer Tiranën në një nga destinacionet kryesore muzikore të kësaj vere./Versus.al

Poll