MAGAZINË /

Këngëtari shqiptar dhe vajza e tij 6 vjeçare përlotin publikun francez! Performancë e magjishme me pianistin e njohur

Vetë pianisti francez tha se ky kishte qenë dueti më i mirë i bërë ndonjëherë.

Shkruar nga Versus

Këngëtari shqiptar dhe vajza e tij 6 vjeçare përlotin

Këngëtari i njohur shqiptar Besnik Qaka dhe vajza e tij 6 vjeçare kanë emocionuar publikun francez me duetin e tyre të veçantë që u shpërnda kudo. Çdo gjë nisi kur pianisti i njohur francez Aurelien Froisart i cili njihet për performancat e tij, po luante një melodi. Vajza e këngëtarit, Una iu afrua pianistit së bashku me babain e saj.

Sapo u afrua pranë pianos ajo i kërkoi pianistit nëse mund të luante këngën “Die ëith a Smile” nga Lady Gaga dhe Bruno Mars. Vogëlushja dëshmoi talentin e saj të madh duke kënduar krah të atit. Ndërsa pianisti i njohur i cili publikoi videon e përshkroi këtë moment si ‘’duetin më të lezetshëm të bërë ndonjëherë’’, ndërsa shtoi se performanca e tyre i bëri të gjithë të qanin. Versus.al

Poll