POLITIKË /

''Shpesh herë punët mbulohen nga balta'', Balluku në Lushnjë: Harrohen ato që kanë ndodhur në 13 vite

Shkruar nga Versus

''Shpesh herë punët mbulohen nga balta'', Balluku

Ish-zv kryeministrja Belinda Balluku u shfaq sot krah kryeministrit Edi Rama gjatë takimeve që ky i fundit zhvilloi në Lushnjë. Si drejtuese politike e qarkut të Fierit, Balluku foli në takimin e asamblesë së PS ku nënvizoi se fitorja e thellë në Lushnjë dhe Mallakastër erdhi si rezultat i bashkëpunimit të strukturave.

Ndërsa e konsideroi takimin si rast të mirë për të folur për punët e vendit të cilat sipas deputetes, mbulohen nga balta dhe harrohen ndryshimet që kanë ndodhur në 13 vite.

“Jemi takuar shpesh këto kohë për procesin e rienergjizimit, për të ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 2027. Unë do ta nis duke ju falenderuar për punën e shkëlqyer, për arritjet që kemi bërë gjatë zgjedhjeve të majit 2025. Bashkia e Lushnjës është më fitoren më të thellë, pas asaj të Mallakastrës.

Po e përsëris edhe sot, se kjo ka ardhur në sajë të disiplinës së treguar dhe bashkëpunimit me njëri tjetrin, dhe mbi të gjitha dyerve të hapura të partisë sonë. Partia jonë vendosi të hapë dyert për prurje të reja, për atë që kemi biseduar bashkë.

Ky është një rast i mirë për të rienergjizuar partinë, por mbi të gjithash për të folur për punët e Shqipërisë, që shpesh herë mbulohen nga balta, harrohen ato që kanë ndodhur në këto 13 vite. Nuk është asnjëherë gabim për tu ulur dhe folur, pasi ka vend edhe për tu përmirësuar”, tha Balluku. Versus.al

Poll