
Pas lirimit nga burgu i Fierit, ku qëndroi për afro 7 muaj, Cllevio ka folur publikisht për periudhën e kaluar në qeli dhe përjetimet personale gjatë kësaj kohe.
Ai ka treguar se gjatë qëndrimit në burg ka kaluar një moment të vështirë familjar, pasi i ka vdekur babai në Amerikë. Sipas tij, familja është përpjekur ta nderojë dhe ta sjellë trupin në Shqipëri për ceremoninë e varrimit.
Cllevio rrëfen se në ditën e varrimit ka dalë me leje për disa orë për të prekur arkivolin e të atit, duke thënë se për shkak se ishte i mbyllur nuk kishte mundësi tjetër. Ai shton se ka respektuar të gjitha ritet dhe traditat familjare, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për të.
Në deklaratën e tij, ai ka folur edhe për kushtet në burg, duke përmendur raportet me të burgosurit e tjerë dhe disa lehtësira që sipas tij kanë ekzistuar gjatë qëndrimit në qeli.
Po ashtu, Cllevio ka bërë edhe deklarata me tone të forta ndaj personave të ndryshëm, duke iu referuar situatave të brendshme në burg dhe marrëdhënieve me të tjerë të ndaluar.
Ai ka shtuar se pas kësaj periudhe ndihet sikur po nis nga e para dhe se synon të vazhdojë jetën e tij jashtë ambienteve të burgut.
Deklarata e Cllevios: Më vdiq babi në Amerikë edhe u munduam ta nderonim ashtu siç i takonte për ta sjellë në vendin e tij. E sollëm këtu dhe kur ishte dita e varrimit unë dola me leje 5 orë për t’i prekur arkivolin se vetë nuk mund ta prekja se arkivoli ishte i mbyllur. Ja bëra të gjitha adetet që i duhen bërë një prindi, e për këtë isha i kënaqur se erdha në Shqipëri se po të isha në Dubai nuk do e dija nuk do më kishte treguar njeri.
Te burgu janë të gjithë drejtorat e Bashkisë së Tiranës, çfarë janë disa që i ka kap SPAKU e i ka sjellë aty. Janë të gjithë shefat gango. I kisha te burgu unë. Nja dy janë çuna të mirë, që rrinë me shokët tanë. 2 policë. Janë ca çuna të tjerë, shefa komisariatesh jashtë këta o vëlla.
Ky më shokët e vet, më pritën. E kur më pritën këta ma shtruan burgun me tapet të kuq. Ju se dini ç’a është kjo, por do ua shpjegoj unë. Tapeti i kuq në burg është: Do dhomë ti vëllai? Ja ku e ke. Çfarë do tjetër, të flasësh në telefon? Po! Ja kue ke! Do orën ti? Mbaje në dorë! Aman ju thashë se do ma vjedhin nga dora. Kur shikoja ndonjërin e fshihja orën. Dua të them se të marrin orën atje. Po atletet? Uuu i paske Hermes thotë: M’i jep çik mua sa të bëj një takim. E nuk t’i jep më ai. Çfarë do i thuash ti: Më jep atletet?
Kunjat për Stresin: Ti po më dëgjon mua si skuth tani, se i ke mbaruar të gjitha punët e vjen këtu të më dëgjosh tani. Të gjithë ju që dëgjoni si skutha dëgjoni mirë: Erdha Unë! S’po ju shoh. Nuk do të vij unë t’ju kërkoj juve ore! Ju duhet të vini të më gjeni mua. Se mos vini pastaj të më thoni se ke filanin atje. Nuk kërkoj njeri për Zotin. Kë të shikoj: Ç’a bone? Mirë.
Kam harruar unë, skleroza, më është fshirë truri mua. Kam filluar nga zero sot. Nuk di gjë të kem sharë njeri. Ti e paske dëgjuar, shikoje vetë punën, unë s’di gjë! Unë nuk kam sharë! Vendosini gishtin kokës, dilni dhe ju thoni: As ne nuk kemi gjë! Më lironi dhe mua ore se nuk di ku të futem nga ju! Ore s’donin familjarët që të dilja nga burgu, më thonin: Ku do shkosh? Aman se ai, ky. Unë s’kisha dëgjuar gjë gjasme. Kupton ti? Më thonin mua ka dalë filani. Eë thoja, aman ore se na përgjohen telefonat. Kur s’kam parë gjë e lemë që s’ka ndodhur gjë! Se mos na del ndonjë video se keni bërë a folur ndonjë gjë ore.

