MAGAZINË /

Media spanjolle: Barça po përgatit një surprizë për Leo Messin, por argjentinasi nuk do të shikojë këtë person

Raportohet se marrëdhëniet mes presidentit Joan Laporta dhe Messit janë të ftohura që prej largimit të dhimbshëm të lojtarit në verën e vitit 2021, kur ai u transferua te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.

Shkruar nga Versus

Media spanjolle: Barça po përgatit një surprizë për

Gazeta spanjolle MARCA raporton se Barcelona planifikon që hapja zyrtare e stadiumit të rinovuar “Spotify Camp Nou”, e parashikuar për verën e vitit 2026, të jetë një ngjarje e veçantë dhe një lamtumirë madhështore për Lionel Messin. Klubi thuhet se e ka paraqitur këtë ide gjatë një takimi me disa media të përzgjedhura, duke përmendur se Messi ka dhënë pëlqimin e tij për këtë plan.

Megjithatë, sipas burimeve të kontaktuara nga MARCA, kjo nuk është e konfirmuar. Edhe pse Barcelona dëshiron të nderojë legjendën argjentinase për kontributin e tij historik në klub, ekziston një pengesë e madhe, nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar me Messin për këtë çështje.

Raportohet se marrëdhëniet mes presidentit Joan Laporta dhe Messit janë të ftohura që prej largimit të dhimbshëm të lojtarit në verën e vitit 2021, kur ai u transferua te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë. Gjatë konferencës së lamtumirës, emocionet e thella të Messit treguan se ndarja ishte e papritur dhe e vështirë.

Që nga ajo kohë, nuk është zhvilluar asnjë bisedë mes Messit dhe Laportës. Madje, edhe për festimet e 125-vjetorit të klubit, Messi nuk ishte ftuar zyrtarisht, por u përfshi me dëshirën e tij përmes një interviste dhe një mesazhi video. Kjo dëshmon se, megjithë mospajtimet me drejtuesit aktualë, Barcelona mbetet në zemrën e tij.

Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se ndeshja inauguruese e “Camp Nou”-t të rinovuar do të jetë një ngjarje lamtumire për Messin. Klubi po përhap publikisht idenë se kjo është rënë dakord, por pëlqimi i vetë lojtarit ende mungon dhe ta bindësh atë mund të jetë sfidë më vete.

Kujtojmë që Messi u largua nga Barcelona për shkak të krizës financiare që e detyroi klubin të shkurtonte ndjeshëm shpenzimet, duke përfshirë edhe kontratat e mëdha të lojtarëve. Versus.al

Poll