
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësira kalimatre.
Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Temperaturat më të ulëta parashikohet të shënohen në Peshkopi dhe Bajram Curri me -5 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në det do jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al

