MAGAZINË /

Mos harroni çadrat, rikthehen shirat në vend! Priten reshje të herëpashershme

Parashikimi i motit, 17 mars.

Shkruar nga Versus

Mos harroni çadrat, rikthehen shirat në vend! Priten reshje të

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër.

Më pas reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin deri në fund të ditës. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 2-4 ballë. Versus.al

Poll