
Aktorja e njohur Delinda Disha ka befasuar ndjekësit me një njoftim të pazakontë në rrjete sociale.
Në një postim mëngjesin e sotëm, ajo shkruan se ka vendosur të kandidojë si kandidate e pavarur për kryetare të Bashkisë Tepelenë.
“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë!”, shkruan aktorja në postim.
Megjithatë nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për një vendim të vërtetë politik apo thjesht një shaka nga ana e aktores.








