
Mes kryebashkiakëve që u kritikuan për ecurinë e ngadaltë të “Paketës së Maleve” ishte edhe ai i Shkodrës, Benet Beci. Kryeministri Rama përmendi me batutë faktin që mjekra e Becit është bërë sa e tij, ndërkohë që harta e zonave të paketës së maleve ende nuk është dorëzuar në qeveri nga ana e bashkisë së Shkodrës.
“Kjo vlen për të gjithë, deri tek Benet Beci që ka qenë promotor i kësaj pakete dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishte mjekër, unë kisha. Tani mjekra të është bërë sa unë dhe nuk është ende harta”- tha Rama.
Ai dha urdhër që brenda muajit tetor, të gjitha bashkitë të dorëzojnë hartat me zonat e përcaktuara si investime për Paketën e Maleve.
“Të paktën në këtë rast edhe Memaliaj edhe Fushë Arrëzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk na kanë sjellë gjë kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë shumë të vështirë. Kjo tregon se si majtas si djathtas kur shqiptarët flejnë gjumë, flejnë gjumë. Zgjodhuni nga ky gjumë dhe brenda muajit tetor duhet të vijnë të gjitha hartat”- shtoi Rama. Versus.al







