MAGAZINË /

Njëra këngëtare e tjetra aktore, zbulohet kush do të jenë dy opinionistet në BBVK

Drejtuesit e emisionit mbeten të njëjtët: Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Shkruar nga Versus

Njëra këngëtare e tjetra aktore, zbulohet kush do të

Më 17 Nëntor nis edicioni i katërt i Big Brother Vip Kosova, i cili vjen me një ndryshim të rëndësishëm këtë sezon – opinionistët. Këtë herë, produksioni ka bërë një lëvizje mjaft të guximshme.

Leonora Jakupi dhe Olta Gixhati do të jenë dy opinionistet e këtij edicioni, ndërsa emra surprizë priten edhe nga VIP-at që do të jenë konkurrentë. Drejtuesit e emisionit mbeten të njëjtët: Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Si gjithmonë, karriget e opinionistëve kanë shkaktuar debate, pasi kritikat dhe vërejtjet ndaj konkurrentëve janë pjesë e pashmangshme e programit.

 

Poll