
Selvije Jao, bashkëshortja e ndjerë Shpatit, ka ndarë një lajm prekës me ndjekësit: ka siguruar lejen e qëndrimit për tre vitet e ardhshme në Itali, duke i hapur rrugën vazhdueshmërisë së trajtimeve dhe terapisë logopedike për djalin e saj, Roelin.
Ky dokument ligjor vjen pas një rrugëtimi të vështirë, ku çifti udhëtoi në Itali për kujdesin më të mirë mjekësor për Roelin, por fatkeqësisht Shpati nda nga jeta aty, duke lënë Selvijen të vazhdojë vetë misionin.
Premtim ndaj amanetit të Shpatit
Pavarësisht dhimbjes së madhe, Selvija po e çon përpara betimin e saj për të siguruar shëndetin dhe të ardhmen e Roelit, duke e cilësuar lejen si garanci për terapitë e nevojshme pa pengesa.
Në mesazhin emocional, ajo nënvizon se gjithçka po bën është për nder të amanetit të bashkëshortit dhe dashurisë për djalin e saj./Versus.al

