MAGAZINË /

Po kaloni "krizë" në lidhjen me personin e zemrës? Këto 3 zakone do forcojnë marrëdhënien tuaj

Në të tre zakonet, toleranca është domosdoshmëri për një marrëdhënie sa më të mirë.

Shkruar nga Versus

Po kaloni "krizë" në lidhjen me personin e zemrës?

Shumë marrëdhënie në të gjithë botë, duket se janë në krizë ekzistence. Kjo duket edhe në nrumin në rritje të vazhdueshme të divorceve, diçka që u zgjerua pas pandemisë “Covid 19”.

Por cilat janë disa prej këshillave që psikologët japin për të gjithë ata të cilët ndjenjë se kanë pasur një shkëputje me njeriun e zemrës?  Përpos dashurisë dhe respektit, një lidhje dashurie mund të forcohet edhe përmes këtyre 3 zakoneve:

Të jesh i/e butë dhe të mos luash rolin e një personi që vetëm kritikon

Në shumë raste, kritikat mund të merren si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj personit tjetër. Prandaj, në vend që ta kritikosh partnerin/en, provo t'i shprehesh me një gjuhë më të butë dhe mirëkuptuese mendimet e tua.

Vlerëso gjërat e vogla

Një përkëdhelje, një fjalë e ngrohtë...Të gjitha këto duhet të vlerësohen dhe të çmohen, për shkak se personi tjetër ndihet i dëgjuar dhe vijon të ketë të njëjtën qasje ndaj teje.

Merr përgjegjësi për veprimet e tua

Jo domosdoshmërisht duhet të mbrohesh nga gjithçka ndodh dhe t’ia hedhësh fajin dikujt tjetër. Ndonjëherë, thjesht duhet të marrësh përgjegjësitë dhe të kuptosh gabimin që ke bërë. Versus.al

Poll