MAGAZINË /

Reshje e shtrëngata në zonat malore, si pritet të jetë moti për ditën e martë

Parashikimi i motit, 28 prill.

Shkruar nga Versus

Reshje e shtrëngata në zonat malore, si pritet të jetë moti
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut. Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 1-2 ballë. Versus.al

Poll